Pa lojtarë dhe pa trajner, klubi i Kategorisë së Parë në kolaps të plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 19:52

Pa lojtarë dhe pa trajner, klubi i Kategorisë së Parë në kolaps të plotë

Kanë kaluar gati dy javë që Luftëtari ka stopuar përgatitjet dhe në kampin bluzi sundon heshtja. Askush nuk është në gjendje të thotë se çfarë do bëhet me Luftëtarin, pa lojtarë dhe pa trajner pas largimit të Jovanoviçit.

Luftetari-Kelcyra

Një situatë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, një ekip i mbetur në mëshirë të fatit. Në Gjirokastër ka edhe zëra se ekipi do zbresë në Kategorinë e Dytë. Mjeshtri Theodhori Kalluci thekson se është shumë e dhimbshme ta shohësh Luftëtarin kështu.

“Kurrsesi nuk do më shkonte mendja se do të shihja një Luftëtar të rrënuar plotësisht. Më vjen keq kur e shoh Luftëtarin të katandiset në këtë farë feje. Ku janë lojtarët? Pse ka ikur trajneri? Pse nuk del askush në mbrojtje të dinjitetit dhe emrit të Luftëtarit? Nuk është vetëm zëri im që bën apel, në një mendje me mua janë të gjithë dashamirësit e Luftëtarit”, u shpreh mjaft i indinjuar Kalluci.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"