Pa infrastrukturë, Veleçiku në “migrim” edhe për një vit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 14:39

Pa infrastrukturë, Veleçiku në “migrim” edhe për një vit

Veleçiku vazhdon pushimet. Jo vetëm lojtarët, por edhe klubi. Skuadra mbijetoi në Kategorinë e Parë, e megjithatë duket se “hallet” do të jenë të njëjta edhe për sezonin 2019-2020.

veleciku koplil

Pa infrastrukturë, koplikasit do të jenë të detyruar që të vazhdojnë “migrimin”. Në mungesë të një impianti për të qenë, gjasat janë që edhe për kampionatin që nis në shtator t’i luajnë ndeshjet si pritës në “Reshit Rusi”. Deri më tani nuk ka ndonjë plan a projekt për ndërtimin e ndonjë kompleksi që plotëson parametrat e vendosura nga FSHF, kështu që zgjidhja e vetme mbetet Shkodra.

Ndaj, në vazhdim pritet që të ketë edhe një marrëveshje me klubin Vllaznia. Edhe nga merkato nuk ka asnjë zhvillim, pasi dashur pa dashur Veleçiku është i varur nga kuqeblutë. Në klub do të presin se çfarë do të ndodhë me shkodranët e ngjitur në elitën e futbollit shqiptar dhe lojtarët që mund të mbesin të lirë do tentojnë që t’i afrojnë në Koplik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"