Pa Goreckën dhe Alfonso Dejvis, Upamekano: Benfikën, e mundim bindshëm!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 14:13

Pa Goreckën dhe Alfonso Dejvis, Upamekano: Benfikën, e mundim bindshëm!

Bajerni vjen në ndeshjen e sotme pasi mundi 5-1 skuadrën e Leverkusenit në fundjavë. Kampionët e Gjermanisë do t’i duhet të heqin dorë nga dy prej lojtarëve më të mirë siç janë mesfushori Leon Gorecka dhe anësori i majtë, Alfonso Dejvis. Njëri ka një ftohje dhe tjetri një lodhje muskulore.

UPAMEKANO

Në vendin e Goreckës pritet të luajë Marsel Zabicer dhe në vend të Dejvisit, Lukas Hernandez. Ndërkohë, mbrojtësi i qendrës, Dajot Upamekano, tha në konferencën për shtyp se skuadra e tij ishte gati për të bërë një tjetër ndeshje të madhe pas asaj të luajtur në Leverkusen.

PËR ROLIN TE BAJERNI – “Ndihem shumë mirë në këtë skuadër, Bajerni më bën të ndihem i rëndësishëm. Këtu mbizotëron një harmoni e mirë ku të gjithë vlerësojnë njëri-tjetrin”.

PËR DOMINIMIN NË KAMPIONAT DHE CHAMPIONS – “Jo, jo, nuk është kurrë e mërzitshme. Në Champions ka vetëm skuadra të mëdha, fitorja në këtë kompeticion nuk është kurrë e sigurt këtu. Edhe në Bundesligë skuadrat janë shumë të forta, sigurisht që ne mund të kemi një apo dy gjëra më shumë”.

PËR LEVËN DHE “TOPIN E ARTË” – “Levandovski ose Benzema. Të dy e meritojnë. Çdo vit po tregojnë se janë në gjendje të luajnë në nivele të larta. Do të isha i lumtur për të dy”.

PËR RËNDËSINË E NAGELSMANIT – “Më pëlqen shumë roli që kam, të mbroj e bëj me kënaqësi. Më vjen shumë inat kur pësojmë gol. Jap gjithmonë maksimumin për të ndihmuar skuadrën, trajneri ka luajtur një rol të rëndësishëm që kur ka ardhur këtu. Ai e di çfarë mund të marrë prej meje dhe unë nga ai”.

PËR NDRYSHIMIN MES BAJERNIT DHE LAJPCIGUT – “Mund të them që Bajerni është më me eksperiencë për sa i përket titullit. Një skuadër shumë e kompletuar. Lajpcig është një skuadër me shumë lojtarë të talentuar të cilët kërkojnë të rriten më shumë”.

SHANSET PËR CHAMPIONSIN – “Atmosfera është e mirë, do të japim gjithçka për ta fituar këtë kompeticion. Por tani do të mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme (sotme)”.

PËR KARAKTERIN E TIJ NË FUSHË – “Jam rritur shumë mirë dhe respektoj çdo kundërshtar, kjo është shumë e rëndësishme. Familja për mua është shumë e shenjtë dhe bëj gjithçka për ta ruajtur atë”.

PËR SULMIN E BENFIKËS – “Trajneri na tha që ata janë një skuadër me shumë eksperiencë. Ata luajnë në shtëpi dhe duan të fitojnë me patjetër. Duhet të jemi gati dhe të mos lejojmë që të pësojmë gol. Benfika është vetëm pak pikë pas nesh dhe kështu duhet të qëndrojë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"