Pa ekip prej muajit janar, Manaj shijon pushimet me Ferrari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 19:55

Pa ekip prej muajit janar, Manaj shijon pushimet me Ferrari

Rei Manaj është që prej muajit janar pa ekip dhe duhet të presë sezonin tjetër për të zbritur në fushë në një ndeshje zyrtare.

MANAJ

Në kohën e merkatos, sulmuesi nuk arriti që të gjente një ekip, kjo edhe për shkak se ishte i dëmtuar dhe kjo e vështirësoi edhe më shumë.

Teksa është larguar nga Uotfordi, për Manajn ka zëra nga liga e dytë në Spanjë apo edhe Seria B në Itali. Por nga ana tjetër, 26- vjeçari, i cili po stërvitet individualisht, është parë duke shëtitur me një Ferrari luksoz F-12, foto të cilën e ka postuar në “Instagram”-in e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"