Pa ekip prej korrikut, mesfushori i Kosovës në bisedime me klubin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 21:05

Pa ekip prej korrikut, mesfushori i Kosovës në bisedime me klubin italian

Mesfushori i Kosovës, Idriz Voca është pa ekip që prej korrikut të vitit 2021, teksa pritet të vijojë karrierën në Serinë B italiane. 24-vjeçari, i cili së fundmi ishte pjesë e Ankaraguçusë, është në bisedime me klubin e Kozencës.

Voca

Voca, i cili numëron 15 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, shihet si përforcim i duhur për klubin italian. Sipas mediave përtej adriatikut, agjenti i mesfushorit po bisedon me drejtuesit e Kozencës dhe transferimi duket çështje kohe.

Shqiptari i Kosovës, u transferua me bujë më 23 shtator të vitit 2020 nga Luzer te turqit e Ankaraguçu, por ky transferim nuk rezultoi i duhuri, kësisoj Vocës i duhet të ringrihet, për të vijuar karrierën e tij në nivele të larta të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"