Pa dy yje ndaj Vllaznisë, Bylisi kërkon pikë në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 10:46

Pa dy yje ndaj Vllaznisë, Bylisi kërkon pikë në Shkodër

Bylisi është fokusuar i tëri te sfida në Shkodër, ndërsa ballshiotët në transfertën e radhës do të duhet që të bëjnë pa Eskuerdinjën, që ka plotësuar katër kartonët e verdhë si dhe rrezikon shumë edhe Xhoele Maçolli, që ndaj Tiranës mori dëmtim të rëndë dhe është në fazën riaftësuese.

fjfk

Shensoit edhe në këtë pragndeshje i duhet që të shohë alternativat brenda skuadrës në stol, ndërsa trajneri i ballshiotëve ka ndjekur në fundjavë sfidat e U-21 dhe U-19 që kryeson në garat respektive dhe në gjirin e tyre ka elementë shumë të talentuar shqiptarë dhe të huaj. Klubi mallakastriot po bën një punë mjaft të mirë dhe prej vitesh tashmë ka në funksion tërë strukturën e moshave, nga U-7 e U-9 e deri tek U-21, madje në ekipin e parë janë afruar edhe lojtarë nga Ballshi. Mallakastriotët kanë një kalendar jo të lehtë e megjithatë, do t’i bëjnë hyzmetin çdo sfide, duke nisur që nga ajo e fundjavës në Shkodër. Në dy sfidat që janë zhvilluar deri më tani në kampionat, Vllaznia ka fituar në Shkodër, në fazën e parë, teksa Bylisi ka fituar në Ballsh 1-0 në fazën e dytë.

PËRGATITJET – Sfida e së shtunës në Shkodër do të jetë ndryshe nga takimet e tjera dhe ballshiotët do të luajnë takimin me drita në “Loro Boriçi”. Sfida Vllaznia-Bylisi luhet të shtunën e 1 prillit dhe në orën 18:00 sipas edhe planifikimit në kalendarin zyrtar të FSHF-së. Kjo ka bërë që ballshiotët të nisin përgatitjet dhe të ndryshojnë axhendë, duke u stërvitur me drita, duke qenë se kanë tashmë kushtet të shkëlqyera në kompleksin “Bylis”. Naxhi Shensoi dhe stafi i tij tashmë janë duke u përgatitur kryesisht me ofensivën, e natyrisht duke mos lënë jashtë vëmendjes edhe pjesën tjetër të skuadrës. Mallakastriotët shpresojnë shumë që të kenë të paktën në stol gati edhe Maçollin, megjithatë deri më tani nuk ka asgjë të sigurt dhe nuk është çudi që mesfushori ta humbasë sfidën e radhës në Shkodër për shkak se fraktura në fytyrë që i ka prekur dhe pjesën më të madhe të nofullës ende nuk është rikuperuar. Madje mesfushori po bën stërvitje më shumë në mënyrë individuale këtë periudhë.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"