Pa dy mbrojtës ndaj Partizanit, trajneri Marantas motivon Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2019 | 13:05

Pa dy mbrojtës ndaj Partizanit, trajneri Marantas motivon Luftëtarin

Luftëtari s’ka kohë për të humbur teksa vijon përgatitjet për transfertën e së dielës me Partizanin. Përpos zhvillimeve të ditëve të fundit në kampin bluzi, atmosfera optimiste për ndeshjen e radhës është e evidente.

Luftetari

Seanca e djeshme, e zhvilluar në fushën sportive “Lefter Millo” të Dervicianit, për dyshen Maranatas-Novi kishte të bënte më së shumti me korrigjimin e të metave dhe dobësive të treguara në ndeshjet e fundit. Me ndarjen e lojtarëve në grupe dhe formacioneve të përziera, Maranatas u kërkoi të tijve përqendrim dhe përpikëri në zbatimin e detyrave tekniko-taktike. “Bëni mirë çdo detyrë që u kërkohet. Mos u shpërqendroni dhe mos u shfaqni inferior për asnjë moment. Nëse bëjmë mirë ato që kërkojmë në stërvitje, atëherë keni besim te vetja juaj”.

mARANTAS JORGOS

Këto mësohet se janë udhëzimet e trajnerit Maranatas transmetuar të tijve në seancën e djeshme. Luftëtari në sfidën me Partizanin do të vuaj mungesat e mbrojtësve Paraskivas Priaks dhe Aurel Demo. Mbrojtësi i linjës së majtë, Prikas, është i pezulluar nga kartoni i kuq që mori në ndeshjen me Tiranën, ku bluzinjtë u mundën në shtëpi me rezultatin 3-0. E sikur të mos mjaftonte humbja e fundit në shtëpi, Luftëtari për gati 3-4 javë nuk do të ketë edhe shërbimet e kuçovarit Aurel Demo. Dëmtimi i pësuar në minutën e 73- të në shpatull, në përplasje e sipër me një nga lojtarët e Tiranës, për fat të keq do t’i kushtojë 22-vjeçarit. Trekatër javë pritet t’i mungoj fushës së blertë mbrojtësi Demo, gjë të cilën e konfirmojnë për “Panorama Sport” stafi mjekësor i Luftëtarit.

Është Vladimir Bakalli, i cili pohoi për gazetën afatin kohor të mungesës së liderit bluzi në mbrojtje. Sakaq, sot pritet të mësohet nëse Realdo Fili dhe Andi Renja do të rehabilitohen pas dënimit të dhënë nga drejtuesit bluzi, që i kanë dërguar të stërviten me ekipin U19 të drejtuar nga Arbër Bistri. Për Luftëtarin, ndeshja me Partizani, referuar asaj që dëgjohet nga goja e futbollistëve bluzinjë, do të thotë shumë në misionin e mbijetesës që ka klubi këtë sezon.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"