Pa Dokën dhe Bathën në sfidën e titullit, ja si pritet ta rreshtojë Egbo Tiranën ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 9:28

Pa Dokën dhe Bathën në sfidën e titullit, ja si pritet ta rreshtojë Egbo Tiranën ndaj Kukësit

Tirana e Emanuel Eg bosë është gati për t’u shpallur kampione e Shqipërisë. Duke mos llogaritur ndonjë surprizë të sekondës së fundit, Emanuel Egboja ka vendosur skuadrën që do të luajë nga minuta e parë në sfidën me Kukësin. Trajneri i bardhebluve ka menduar për një skuadër me katër sulmues, duke iu përgjigjur dhëmbë për dhëmbë miqve nga Kukësi.
TIRANA NDESHJA
Në portë është konfirmuar Ilion Lika, para tij Muça dhe Hoxhallari, ndërsa majtas do të luajë Ismajlgeci. Djathtas do të rreshtohet Vangjeli, si rrallëherë këtë sezon. Në mesfushë kthehen titullarë Karabeci si dhe Çelhaka. Treshja më e avancuar do të jetë Kale, Torasa dhe Kobina. Në krye të sulmit, i vetëm Majkëll Ngo. Stërvitja e fundit ka qenë e qetë, me trajnerin që rreshtoi skuadrën në fushë, edhe pse ishte goxha shi. Grupi ka punuar për më shumë se një orë i qetë dhe më pas nisi grumbullimin.
batha

MUNGESAT – Tirana në sfidën me Kukësin do të ketë dy probleme. Si fillim, gjendjen post-Bylisi dhe mungesat e dyshes Batha-Doka. Lojtarët janë të ndëshkuar me kartonë të verdhë në sfidën me Skënderbeun dhe automatikisht humbën Kukësin, për të qenë të gatshëm në derbi që luhet pas disa ditësh. Një tjetër problem për Tiranën është Majkëll Ngoja, i cili është me tre kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohet ndaj Kukësit, humbet derbin. Në të njëjtën situatë është edhe Grent Halili, po me tre kartonë të verdhë. Tirana duhet të jetë shumë e kujdesshme që të mos të humbasë në sfidën e sotme të “Selman Stërmasit” e cila luhet në orën 17:45.

Kujtojmë se Tirana e ka mace të zezë Kukësin në kryeqytet, pasi prej nëntorit të 2015-ës nuk e shijon fitoren në fushën e vet. Gjithsesi, bardheblutë kanë fituar takimin më të rëndësishëm me Kukësin, atë të shkurtit të kaluar kur skuadra e Egbosë doli e para dhe nuk e ndali më sprintin drejt titullit kampion.
FORMACIONI

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"