Pa Bushiçin dhe Xhufon, ja si do luajë sot Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2018 | 9:27

Pa Bushiçin dhe Xhufon, ja si do luajë sot Flamurtari

Flamurtari u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve dhe është gati për të sfiduar Skënderbeun, ndeshje që do të luhet sot në Vlorë në orën 19:00. Seanca e zhvilluar dje nuk pati ngarkesa, por porositë sigurisht që nuk munguan.

Skenderbeu-Flamurtari

Luhet në Vlorë dhe ky fakt merret si “bonus” prej skuadrës së Shpëtim Duros, megjithatë kriza e rezultateve dashur pa dashur i vendos edhe nën presion. Vlonjatët do të kenë në këtë ndeshje dy mungesa të rëndësishme, ndërsa duhet të bëjnë llogaritë pa Bushiçin dhe Xhufon.

formacioni

Kapiteni do të mungojë për shkak të dëmtimit për disa javë, ndërsa braziliani nuk është ende në 100% e tij, ndaj nuk do të luajë për javën e 28-të. Sakaq, stafi teknik ka “vulosur” edhe formacionin, ku ndryshime ka pësuar vetëm mesfusha dhe sulmi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"