Pa asnjë as nën “mëngë”, Tuhel ka luksin të refuzojë drejtimin e gjigandëve të futbollit gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 21:14

Pa asnjë as nën “mëngë”, Tuhel ka luksin të refuzojë drejtimin e gjigandëve të futbollit gjerman

Bajer Leverkusen renditet e parafundit në Bundesligë dhe tashmë të gjithë sytë janë tek trajneri Seoane i cili rrezikon shkarkimin. Presidenti i klubit, Fernando Karro, ka rritur presionin pasi drejtuesit nuk janë aspak të kënaqur me ecurinë e skuadrës.

TUHEL 1

Sipas “Sport1”, ata kanë kërkuar teknikun Tomas Tuhel për të drejtuar skuadrën. Rikujtojmë që ky i fundit u shkarkua nga Çelsi pas fillimit të keq të sezonit, për t’u zëvendësuar nga Graham Poter.

Por edhe nuk ka asnjë ofertë tjetër, Tuhel ka luksin të refuzojë propozimin e gjermanëve pasi i ka thënë “jo” ofertës që i është bërë nga drejtuesit e Leverkusen. Në pritje të një oferte më të mrië, apo për të shijuar pushimet pas disa sezoneve nën trysni te jashtëzakonshme te PSG dhe Çelsi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"