Ozil “harron” Arsenalin dhe nis “dashurinë” e re: Krenar që jam këtu, do të mbaj me krenari fanelën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 17:45

Ozil “harron” Arsenalin dhe nis “dashurinë” e re: Krenar që jam këtu, do të mbaj me krenari fanelën e…

Mesut Ozil është përshëndetur me lojtarët e Arsenalit për t’u përgatitur drejt transferimit në Turqi te Fenerbahçe. Mesfushori 32-vjeçar tashmë e ka mbyllur kapitullin e tij në Angli dhe do të vazhdojë karrierën në vendin e tij të origjinës. Së fundmi, ai është shprehur i emocionuar që do të veshë ngjyrat verdhe e blu të Fenerbahçes, duke lënë pas 7 vite e gjysmë te Arsenali.
1270497244.0

“Jam shumë i emocionuar. E kam thënë dhe më parë në deklaratat e mia. Jam nga Fenerbahçe. Ndihem shumë i lumtur. Jam krenar që do të vesh fanelën e Fenerbahçes. Falë Zotit jam në Fenerbahçe”, shprehet Ozil për mediat turke.

Karriera e tij me Arsenalin u mbyll në mënyrë të hidhur teksa nuk luajti në 7 muajt e fundit. Marrëdhëniet e tij me trajnerët Unai Emeri dhe Mikel Arteta nuk u rregulluan asnjëherë, ndërsa klubi e përjashtoi nga të gjitha kompeticionet këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"