Ozil gati të largohet nga Arsenali, mesfushori arrin akordin me klubin e njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2021 | 10:49

Ozil gati të largohet nga Arsenali, mesfushori arrin akordin me klubin e njohur

Mesut Ozil mund të vazhdojë karrierën në Turqi me klubin e Fenerbahçes. Mesfushori i Arsenalit raportohet të ketë arritur akordin me verdheblutë për të luajtur me ta për 3 vite. Mediat në Turqi shkruajnë gjithashtu se ish-futbollisti i Real Madridit ka refuzuar ofertën e klubit amerikan DC United.
ozil
Ozil nuk ka luajtur që prej muajit mars të vitit të kaluar, ndërsa trajneri Arteta nuk e ka grumbulluar as për ndeshjet e kampionatit dhe Ligës së Europës. Rënia në formë e tij ka bërë që drejtuesit ta lënë mënjanë mesfushorin turko-gjerman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"