Ozil falenderon lojtarin e Gjermanisë: I vetmi që më qëndroi pranë në momente të vështira

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 15:49

Ozil falenderon lojtarin e Gjermanisë: I vetmi që më qëndroi pranë në momente të vështira

Mesut Ozil u largua duke lënë një shije të hidhur te skuadra e Gjermanisë.Por i vetmi lojtar që i qëndori pranë mesfushorit të Arsenalit ishte Zherom Boateng.

ozil

Dhe duket se kjo është vlerësuar shumë nga Ozil i cili e ka falënderuar mbrojtësin duke thënë: “Faleminderit për fjalët e tua, vëlla. Te Gjermania ke qenë gjithmonë një mik, i cili nuk më ka munguar edhe në momente të vështira.”

Mesut-Ozil-681435

Më parë Boateng kishte kritikuar shokët e tij të skuadrës për heshtjen ndaj çështjes së Ozilit. “Ku ishin shokët e ekipit, që falënderuar Ozil? Mesa duket nuk kanë dashur të flasin pasi kanë menduar se nuk do të dukeshin mirë në sytë e tifozëve gjermanë.” – kishte thënë mbrojtësi i Bajernit të Mynihut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"