Ousmane Dembelen nuk e lënë rehat dëmtimet, Barcelona ka marrë vendimin për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2020 | 21:07

Ousmane Dembelen nuk e lënë rehat dëmtimet, Barcelona ka marrë vendimin për të ardhmen e tij

Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi francez, Ousmane Dembele, pavarësisht se akoma nuk ka arritur të bindë se është i duhuri për të plotësuar treshen e sulmit të blaugranasve.

Dembele

22 vjeçari erdhe me mjaft bujë nga Borusia Dortmundit në vitin 2017 për të zëvendësuar brazilianin Nejmar, mirëpo ai akoma s’ka mundur të jetë titullar i padiskutueshëm te Barcelona për shkak dhe të dëmtimeve të shumta.

ousmane-dembele-barcelona_47c2wovfu7x4100fpfnak54uy

Gjithsesi, “Sport” raporton se drejtuesit e Barcelonës do t’i japin dhe një mundësi atij për të treguar veten, sepse akoma besojnë që francezi nuk ka dhënë akoma maksimumin e tij.

Messi dhe Dembele

Prandaj dhe ai do të lejohet të rikuperohet me qetësi dhe të jetë gati për trajnerin Kiko Setien, në atë që ndoshta mund të jetë mundësia e tij e fundit për të bindur me fanellën e Barçës.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"