Oto Xhon protagonist te Trepça, Lirisë nuk i mjaftojnë golat e Maganit dhe Sefës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 16:51

Oto Xhon protagonist te Trepça, Lirisë nuk i mjaftojnë golat e Maganit dhe Sefës

U luajtën ditën e sotme 3 takimet e vlefshme për javën e 15-të të Superligës kosovare. Drita mposhti me rezultatin 4-3 në shtëpi, Lirinë e trajnerit Bledi Shkëmbi duke u ngjitur në vendin e dytë me vetëm 2 pikë larg kryesuesve.

Drita

Vendasit kaluan dy herë në avantazh me Bujar Shabanin dhe Xhevdet Shabanin në minutën e 11-të dhe të 43-të. Prizrenasit iu përgjigjën në fund të pjesës së parë me golin e Sefës duke rihapur takimin. Në të dytën Drita thelloi epërsinë me Gerbeshin në minutën e 54-t. Skuadra e Lirësë nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte me dy gola të shpejtë në minutën e 80-të dhe 84-t me autor peqinasin Artur Magani. Por fati nuk ishte me skuadrën e trajnerit korçar pasi në minutën e 90+3, Xhevdet Shabani shënoi golin e fitores për Dritën.

Oto Xhon Trepçe

Në sfidat e tjera kampionët në fuqi të Trepça 89’ mposhtën në shtëpi Vllazninë Pozheran me rezultatin 2-0. Protagonist në fitoren e skuadrës nga Mitrovica ishte sulmusi i huazuar nga Skënderbeut Oto Xhon, i cili shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 59-të, ndërkohë në të 73-tën Hasani dyfishoi rezultatin.

Sfida tjetër Llapi-Feronikeli u mbyll në barazim 1-1. Kryesuesit aktual kaluan të parët në avantazh në minutën e 6-të me Sinanin, ndërsa Hoti barazoi rezultatin në minutën e 11-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"