Oto Xhon bomber në Kosovë, Prishtina mposht Feronikelin dhe vihet në ndjekje të… Dritës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Qershor 29, 2020 | 21:23


Oto Xhon bomber në Kosovë, Prishtina mposht Feronikelin dhe vihet në ndjekje të… Dritës

Prishtina ka mposhtur me rezultatin 3-1 Feronikelin në ndeshjen përmbyllëse të javës së 27-të të Superligës kosovare. Ishte ish-sulmuesi i Skënderbeut, Oto Xhon, ai që hapi serinë e golave në minutën e 11-të. Ky ishte goli i 9-të në kampionat për 22-vjeçarin, i cili iu bashkua skuadrës kryeqytetase në muajin janar.

Oto Xhon

Feronikeli provoi të surprizonte duke barazuar shifrat me Dabiqajn në minutën e 13-të, ndërkohë që Mankenda kaloi sërish në avantazh bardheblutë në fundin e pjesës së parë. Për t’i vendosur kapakun sfidës mendoi Januzi në minutën e 57-të. Me këtë fitore Prishtina u ngjit në kuotën e 54 pikëve, 4 më pak se kryesuesit e Dritës.

Renditja

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com