Osvaldo: Godita me grusht Mançinin, më pas i kërkova falje duke qarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 15:40

Osvaldo: Godita me grusht Mançinin, më pas i kërkova falje duke qarë

Nëse kërkoni në fjalor termin “paqëndrueshmëri”, me shumë mundësi në ndarjen sinonime do gjeni emrin e Pablo Daniel Osvaldos. Italo-argjentinasi është larguar nga futbolli vetëm 30 vjeç. Pavarësisht mungesës së vazhdimësisë, sulmuesi ka arritur megjithatë të luajë për skuadra si Roma, Juventusi e Interi (mes të tjerash), përpara se të varte këpucët në gozhdë shtatorin e 2016-ës:

mancini osvaldo

“Tani kam muzikën. Me Sergion, Taisenin, Hulenin dhe Agustinin kemi themeluar ‘Barrio Viejo’-n. Do doja të na dëgjonin për vlerat tona, jo për emrin tim”. S’do mjaftonte as një libër për ta rrëfyer. E bën ai vetë, ose së paku përpiqet…

Kur vendosët t’i jepni fund futbollit?

Te Boka. Shumë thashetheme. Nuk mundesha as të dilja, kisha frikë nga njerëzit. S’e përballoja dot më…

E, megjithatë, ofertat nuk mungonin…

Nga Kina dhe nga klube të Champions-it, por isha shkëputur. Në dhjetor 2016 më kontaktoi Sampaoli, në atë kohë te Sevilja: “Dani, nuk të kërkoj asgjë. Bëj ç’të duash në fushë dhe jashtë fushe, por më duhet një sulmues”. Unë: “Mister, zhvillohet Cosquin Rock (festival argjentinas). M’u përgjigj: “Kisha harruar! Shko, nuk mund ta humbasësh”. Dy të çmendur…

Për ju thuhej se nuk ishit profesionist i vërtetë.

Idiotësi. Flisnin sepse isha ekstravagant. Në të 90′-ën për mua mbaronte gjithçka dhe nuk isha një Kristiano Ronaldo, që bën palestër në shtëpi edhe pas stërvitjes. Kisha hobi edhe jashtë fushe.

Pra një shenjt?

Mos e teprojmë. Isha një rebel që ka bërë disa gabime, megjithatë isha më i miri. Në mbrëmje dilja, diçka normale. Por etiketimet…

Diku do keni gabuar…

Jam i ndërtuar kështu: nëse diçka nuk shkon mirë e them, qoftë sikur të jetë Papa Françesko.

Keni bërë paqe me Mançinin…

I lëshova një grusht pas së famshmes Juve-Inter (1-1). “Do të rrihemi?” Ai: “Por mos ma thuaj këtu, përpara të gjithëve”. Po të mos më largonte, do kishte humbur autoritet. Më pas i shkova në zyrë duke qarë, më vinte turp. Është trajner i madh dhe person me karakter…

Si Ikardi…(e njëjta ndeshje, minutat e fundit: Mauro nuk i pasoi duke tentuar vetë portën).

Atje fluturuan disa fjalë, normale. Është shumë i fortë. Rëndësi kanë golat, mjaft folët për jetën e tij personale.

Çfarë personi është sot Osvaldo?

Jam rritur shpejt, një baba shumë i ri. Jam një person i pjekur dhe i kudondodhur për fëmijët e mi.

Si do ta këshillonit sot një 6-vjeçar që ëndërron me topin në këmbë?

Argëtohu, evito personat e këqij dhe gjithë “llumin” përreth.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"