Ostersundsi sfidon Arsenalin, ekipi u krijua kur Vengeri u emërua tek “topçinjtë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 22:28

Ostersundsi sfidon Arsenalin, ekipi u krijua kur Vengeri u emërua tek “topçinjtë”

Arsenali do të përballet me ekipin suedez të Ostersundit në fazën e 1/16-ve të Ligës së Europës. Arsen Venger do të sfidojë trajnerin 42-vjeçar, Graham Poter, i cili prej 6 vitesh po drejton këtë ekip dhe arriti ta ngjiste në elitën e futbollit suedez. Por, ka një fakt shumë interesant në këtë përballje. Ostersundi është krijuar si skuadër në vitin 1996, pak javë pasi Arsen Venger nisi aventurën e tij si trajner i Arsenalit.

ostersunds

Shorti e vuri përballë me “hirushen” e këtij kompeticioni dhe me një trajner anglez, i cili është i vetmi që përfaqëson vendin e tij në kompeticionet europiane dhe ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në Suedi. Ishmbrojtësi i Sauthemptonit arriti të krijonte një mrekulli në gjashtë vite, pasi e mori skuadrën nga kategoria e katërt suedeze dhe e ngjiti në kategorinë më të lartë. Nëse nuk besoni te forca e kësaj skuadre, mjafton të pyesni skuadra si Gallatasaraji, Fola Esch dhe PAOK.

Asnjë nuk e priste, por u eliminuan nga formacioni suedez në fazën paraeliminatore. Ky ishte rrugëtimi që patën deri në fazën e grupeve. Aty arritën të zinin vendin e dytë pas Atletikos së Bilbaos, përpara Zoria Luhanks dhe Hertës së Berlinit. Ostersund e përfundoi kampionatin në vendin e tetë në sezonin e kaluar (ishte viti i dytë në Allsvenskan, kategoria superiore), por siguruan pjesëmarrjen në Europa Ligë falë fitores së Kupës së Suedisë.

ostersundsi

Kampionati suedez për këtë sezon ka përfunduar dhe Osternsundi e mbylli në vendin e pestë, duke mos siguruar dot kualifikimin për në Europa Ligë sezonin e ardhshëm. Vendi i tretë ishte vetëm 3 pikë larg, por ekipi suedez nuk e arriti. Gjithsesi ata kanë edhe dy ndeshje në Europë kundër Arsenalit për të vazhduar mrekullinë dhe për të bërë historinë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"