Osmani: Nuk kam parë kurrë një ekip kaq bindës, Shkëndija do të qëndrojë gjatë në këto nivele

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 18:12

Osmani: Nuk kam parë kurrë një ekip kaq bindës, Shkëndija do të qëndrojë gjatë në këto nivele

Shkëndija festoi sot titullin e dytë në histori, teksa dominoi totalisht në kampionatin maqedonas duke thyer disa rekorde. Në një intervistë për “Supersport”, trajneri Qatip Osmani u shpreh tepër i lumtur për suksesin e skuadrës dhe tregoi se nuk kishte parë kurrë më parë në futbollin maqedonas një skuadër kaq të suksesshme.

Osmani

“Një sezon bindës, që Shkëndija tregoi kualitet. Gjatë viteve të fundit nuk kam parë ekip kaq bindës, që ta fitojë në këtë mënyrë trofeun. Këtë trofe ia dedikoj publikut, presidentit dhe meritat më të mëdha i kanë lojtarët. Besoj që Shkëndija për kohë të gjatë do të jetë në elitën e futbollit maqedonas”, u shpreh shkurtimisht Osmani për mikrofonin e “Supersport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"