Osmani: Jam i mërzitur me tifozët, nuk jemi ekip që bëjmë estrada

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 15:33

Osmani: Jam i mërzitur me tifozët, nuk jemi ekip që bëjmë estrada

Tefik Osmani ka mbetur i zhgënjyer dje me tifozët korçarë që braktisën stadiumin dhe paragjykuan sjelljen e skuadrës në fushën e lojës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Panorama Sport”, titullari i Skënderbeut theksoi se korçarët nuk janë ekip që bëjnë estrada. “Jam i mërzitur me pjesën e tifozëve që në fund të takimit filluan të bërtisnin: ‘Estradë, estradë’.

tefik osmani

Mendoj se u dhamë përgjigjen që meritonin. Ne nuk jemi ekip që bëjmë estrada dhe më vjen keq për ta”, është shprehur fillimisht shtatlarti, që më pas foli për ndeshjen e fituar në sekondat e fundit. “Nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Mendoj se kemi pasur edhe fatin me vete në këtë takim, ndërsa kur kemi luajtur mirë, fati nuk ka qenë me ne.

Osmani demtimi

Duket se fjala ime po bëhet realitet tani, kur kam thënë se do të na vinte dhe neve fati. Fati na erdhi të premten me atë barazim të Partizanit me Kukësin, por na erdhi edhe sot (dje) në këtë ndeshje të fituar. Megjithatë, pa hequr edhe meritat e lojtarëve. Personalisht, nuk dua të justifikohem nga dëmtimi, por nuk kam qenë në 100% tim. Por, jam i kënaqur me ekipin”, theksoi Osmani.

TITULLI

Mbrojtësi që po luan si mesfushor shkatërrues është i bindur se Skënderbeu do të fitojë titullin. “Kemi edhe katër ndeshje dhe do të tregojmë se jemi Skënderbeu. Mendoj që kjo fitore do të na ngrejë moralin, sepse dihet që ishte një moment jo i mirë i ekipit. Me shumë dëmtime lojtarësh dhe mungesa, por gjithsesi për fat të mirë ia dolëm.

Skenderbeu Vllaznia

Tashmë duhet të bëjmë gjithçka për të marrë titullin”, përfundoi titullari i kampionëve në fuqi që dje luajti mes shumë sakrificash, pasi gjatë javës ka qenë në Serbi për të kryer terapi prej dëmtimit që pësoi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"