Osmani ishte gati të shiste Shehin te Shkëndija: I thashë presidentit të pranonim nëse na ofronin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 23:56

Osmani ishte gati të shiste Shehin te Shkëndija: I thashë presidentit të pranonim nëse na ofronin…

Drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani, ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante sa i përket diskutimeve mes trajneri Orges Shehi dhe Shkëndijës së Tetovës. Në studion e “rubrika Sportive”, ai ka treguar se në ato ditë ishte diskutuar edhe shitja e trajnerit të bardhebluve te skuadra tetovarë dhe me sa dukej ai ishte dakord për një gjë të tillë.

osmani

“Të them të drejtën që në bisedë që kam bërë me presidentin, i kam thënë që nëse na vjen një ofertë nga skuadra e Shkëndijës, edhe pse nuk ishte korrekte që të bisedonin se trajneri ishte nën kontratë, i kam thënë që do të jetë gjë shumë e mirë sikur Shkëndija të na ofrojë për trajnerin një pagesë. Dhe mendoj se do të ishim i vetmi klub që do të shitnim trajnerin por me shifrën që kërkonim ne. Nuk flasim për një shifër të vogël.

Sa është shifra që kërkonim? Po mund të them për 200 mijë euro”, zbuloi Osmani shifrën që priste Tirana në atë periudhë për të lënë të lirë Shehin që të bashkohej me tetovarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"