Osmani, drejtori i ri i Tiranës. Halili e prezanton para skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 18:00

Osmani, drejtori i ri i Tiranës. Halili e prezanton para skuadrës

Tefik Osmani është drejtori i ri teknik i Tiranës. Prezantimin e ka bërë para skuadrës dhe stafit presidenti i klubit, Refik Halili. Korçari, që pak kohë më parë u divorcua me futbolin e luajtur, tani ka ambicje të tjera dhe është shndërruar në një nga njerëzit e besuar të Halilit për të ardhmen.
tefik osmani
Praktikisht, ai gjatë muajve të fundit ka vepruar si drejtor “de fakto”, por sot është bërë prezantimi zyrtar. Osmani do të jetë përgjegjës për merkaton, menaxhimin e skuadrës si dhe mbarëvajtjen me promovimin dhe shitjen e talenteve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"