Osmani dhe Mici, rikthimi në Korçë është në “ajër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 15:08

Osmani dhe Mici, rikthimi në Korçë është në “ajër”

Skënderbeu vazhdon të jetë në pritje të dy futbollistëve që mbyllën sezonin e kaluar me kampionët. Tefik Osmani dhe Gledi Mici ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë me të ardhmen e tyre në lidhje me rikthimin apo jo në Korçë. U tha se do bashkoheshin me grupin në fillim të kësaj jave, por deri më tani nuk janë shfaqur.

osmani

Klubi i pret dhe ka gati vendin për dy lojtarët që do të risin cilësisht ekipin. Por, nëse Osmani është i lëkundur për arsyet familjare, situata me fierakun është krejt ndryshe. Mici është duke pritur dita-ditës një ofertë nga jashtë për të vijuar karrierën larg Shqipërisë. Ofertë, e cila duket se nuk po vjen në ato kushte që pretendon lojtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"