Osmani debat me Egbonë, Memelli: Pse sillet kështu te Tirana dhe jo te Skënderbeu?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 20:51

Osmani debat me Egbonë, Memelli: Pse sillet kështu te Tirana dhe jo te Skënderbeu?

Mosaktivizimi si titullar duket se i ka prishur qetësinë mbrojtësit veteran Tefik Osmani.

tefik osmani

Futbollisti korçar debatoi me trajnerin Emanuel Egbo pas fitores me përmbysje 1-2 ndaj Skënderbeut duke kërkuar sqarime se përse u aktivizua pak minuta në fushë. Megjithatë, ky debat u mbyll menjëherë mes palëve.
memelli
Në studion e “Gol pas Golit” tw “Supersport”, ish-futbollisti dhe trajneri Migen Memelli e ka quajtur si të pazakontë sjelljen e Osmanit.

“Pse e bën këtë veprim te Tirana dhe jo te Skënderbeu? Mbase një lojtar me përvojë nuk mund të aktivizohet në minutën e fundit të lojës. Ndoshta Tefiku e ka ndjerë veten të ofenduar, duhet diskutuar kjo çështje. Edhe unë në karrierën time kam patur momente të tilla. Nuk e them për t’i dalë në mbrojtje Osmanit. Unë kam kërkuar falje pas debatit me trajnerët. Nuk e dimë se si i është përgjigjur Osmani Egbosë, ndoshta i ka kërkuar falje”, deklaroi Migen Memelli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"