Osijeku i fiksuar pas futbollistëve shqiptarë, ofron 150 mijë euro për mbrojtësin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2017 | 20:43

Osijeku i fiksuar pas futbollistëve shqiptarë, ofron 150 mijë euro për mbrojtësin e Partizanit

Partizani i sezonit 2017-2018 pritet që të marrë rrugë pas prezantimit të trajnerit të ri, Mark Iuliano. Ish-mbrojtësi i Juventusit të mërkurën nis zyrtarisht aventurën e tij si trajner i “demave të kuq”.

partizani

Për momentin, nuk dihet se cilat janë planet e Moxhit dhe të Iulianos për lojtarët që vijnë nga pushimet e përfituara pas eliminimit nga Liga e Europës.

Përveç përforcimeve, të nevojshme në çdo repart janë që të ketë edhe largime apo shitje lojtarësh kundrejt përfitimit financiar. Një nga futbollistët më të lakuar në dy sezonet e fundit për t’u transferuar jashtë vendit është mbrojtësi Arbnor Fejzullahu.

mici fejzullahu

Gjithsesi, 24-vjeçari mbetet pjesë e Partizanit, i cili me gjasa mund ta shesë këtë verë mbrojtësin nga Presheva. Gjatë ditëve të fundit në skenë ka dalë një destinacion i ri për mbrojtësin e djathtë të “demave”, pikërisht bëhet fjalë për Osijekun.

Klubi kroat duket i dashuruar me lojtarët shqiptarë, apo me të huajt që aktivizohen në Superiore. Nga burime pranë klubit bëhet me dije se kroatët kanë nisur bisedimet me kryeqytetasit për shërbimet e 24-vjeçarit. Osijeku është i gatshëm të derdhë në arkat e të kuqve 150 mijë euro për kartonin e Arbnor Fejzullahut, ofertë e cila mësohet se është pranuar edhe nga Partizani.

Fejzullahi

Parimisht, ekziston një akord që Fejzullahu të kalojë tek Osijeku, ku mund të bashkohet me mesfushorin e kombëtares shqiptare, Eros Grezda, dhe sulmuesin shqiptar nga Maqedonia, Myzafer Ejupi. Por kalimi i tij është me kusht. Klubi kroat synon që gjatë kësaj merkatoje të shesë mbrojtësin e djathtë kundrejt një përfitimi të majmë dhe në vend të tij do që të afrojë Fejzullahun.

osijek_luzern grezda

Pra, transferimi i mbrojtësit të Partizanit te klubi kroat është i varur nga fati që do të ketë lojtari që luan në këtë rol tek Osijeku. Më herët për këtë rol klubi kroat kërkoi edhe Albi Dokën e Tiranës, por transferimi i 20-vjeçarit ka mbetur pezull nga mosgjetja e akordit financiar mes klubeve.

partizani

Për Arbnor Fejzullahun u përfol edhe për një interesim nga Zvicra në të njëjtat shifra si të Osijekut, ku ish-zv.trajneri i Kombëtares, Paulo Tramexani, donte që ta afronte te Sioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"