Orikumi nuk pret, festë dhe miqësore luksi për sigurimin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2018 | 22:10

Orikumi nuk pret, festë dhe miqësore luksi për sigurimin e Kategorisë së Parë

Orikumi nuk ka pritur më shumë se 24 orë pasi ka siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe ka nisur menjëherë festën. Administratori i klubit, Gëzim Çapoj, shtroi dje një darkë për ngjitjen e skuadrës në të Parën. Fillimisht ishte donatori Muharem Jazo, që foli përpara të ftuarve duke thënë:

oRIKU25

“Orikumi e meritonte ngjitjen në të Parën. Dhe të gjithë keni vlera për këtë që keni bërë. Një rrugë e gjatë. Në Kategorinë e Parë duhet shumë punë dhe sakrificë. Por, kam mendimin se do ia dilni të gjithë bashkë për ta mbajtur këtë skuadër në atë ligë”. I pranishëm ka qenë edhe ish-futbollisti i Flamurtarit, Geri Çipi, i cili tha: “Orikumi përfaqëson të gjithë krahinën dhe qytetin.

Me këtë që arritët, ju jeni pa diskutim heronjtë e kampionatit”. Gjithashtu, është falënderuar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhe pritet që të ketë rritje të buxhetit në vazhdim për skuadrën bregdetare. Ndërkaq, Orikumi do të luajë në fundjavë një miqësore me Flamurtarin. Olsen Llambr

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"