Orikumi në këmbë, 90 minuta larg “play-out”-it

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Maj 11, 2018 | 19:18

Orikumi në këmbë, 90 minuta larg “play-out”-it

Orikumi do të luajë të dielën ndeshjen e fundit të kampionatit, por që është shumë e rëndësishme. Bregdetarët do të presin në fushën e tyre Albpetrolin dhe u mjafton vetëm një pikë për të mbajtur vendin e dytë që i siguron pjesëmarrjen në “playout”. Orikumi është dy pikë më shumë se patosarakët. Skuadra po vazhdon normalisht seancat stërvitore dhe lojtarët po marrin ngarkesat maksimale.

Orikumi

Në një prononcim për gazetën, administratori i klubit, Gëzim Çapoj, shprehet: “Grupi është i plotë dhe do të synojmë vetëm fitoren përballë Albpetrolit. Edhe një barazim na mjafton, por ne do të hyjmë në fushë vetëm për 3-pikëshin. I ftoj të gjithë tifozët ditën e diel të vijnë për të na mbështetur, pasi në fund do të dalin të lumtur. Kemi bërë edhe korrjen e barit dhe gjithçka është gati për ndeshjen e së dielës. Ne presim që të vijnë edhe tifozë miq nga Patosi dhe do të gjejnë mikëpitjen më të mirë. Kemi treguar se i presim miqtë në mënyrën e duhur”, deklaroi Çapoj në prononcimin e tij. .

Olsen Llambro





www.minuta90.com