Oriku-Veleçiku/ Ja me çfarë formacionesh mund të luajnë skuadrat sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 8:23

Oriku-Veleçiku/ Ja me çfarë formacionesh mund të luajnë skuadrat sot

Oriku nuk do blof kundër Veleçikut. Luajnë në shtëpi dhe gabimet janë të ndaluara. Eqerem Memushi e quan një ndeshje delikate, derisa përballë kanë një rival direkt. Gjatë një prononcimi të dhënë për “Panorama Sport”, trajneri e thotë troç që fitorja është detyrim. “Me Veleçikun është një duel delikat, pasi luajmë me një rival direkt. Duhen tri pikët, me qëllim që të ruajmë distancën. Është një ndeshje që e luajmë në fushën tonë, ndaj unë them se fitorja është detyrim. Nuk duhet që të bëjmë hapa falsë”, tha fillimisht vlonjati i stolit të orikasve. Skuadra sot do të ketë vetëm një mungesë, atë të Klejdis Branicën.
DINAMO ORIKU
Sulmuesi është i dëmtuar, por trajneri ka besim te grupi që ka në dispozicion. “Do të kemi një grup të plotë lojtarësh. Vetëm një mungesë kemi, Branicën, për shkak të një dëmtimi. Kështu që, kam besim se ekipi do të bëjë më të mirën në këtë ndeshje për të marrë atë që duam, fitoren. Djemtë janë të motivuar për të bërë mirë. Kemi pasur të gjithë kohën e nevojshme për ta përgatitur këtë ndeshje. Kemi bërë një punë të mirë gjatë kësaj kohe. Ndaj, në takimin me Veleçikun ka angazhim për të dhënë maksimumin”, përfundoi Memushi.
Veleciku

VELEÇIKU – Veleçiku është gati për të sfiduar Orikun. Koplikasit u kanë dhënë dje fund përgatitjeve dhe janë nisur drejt Vlorës, atje ku edhe janë grumbulluar. Skuadra do të luajë e gjitha në sulm, pasi sot pret që të largohet me pikët e plota nga kjo transfertë. Stafi ka punuar gjatë gjithë javës me rregullimin e shënjestrës dhe pret që ndaj orikasve të vijë goli. Shpërblimi prej 1 milion lekësh i ka karikuar edhe më shumë lojtarët. Ata duan që të përmirësojnë pozitat në renditje dhe me këtë rast të mbushin “xhepat”. “Pika që morëm me Dinamon na ka shtuar urinë. Nëse përmirësojmë finalizimin, jam i sigurt që do t’ia dalim përballë Orikut”, thotë trajnerit Ardi Rrustemaj.

ORIKU

VELECIKU

ERMAL SIKA 

B.RAMEKAJ

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"