Organizoi festë me shokët e skuadrës kundër rregullave të karantimit, reagon lojtari i Seviljes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2020 | 23:07

Organizoi festë me shokët e skuadrës kundër rregullave të karantimit, reagon lojtari i Seviljes

Pasi publikuan gabimisht foton e një feste mes miqsh dhe të afërmve, futbollisti i Seviljes Ever Banega reagoi publikisht pas përhapjes së lajmit se ai së bashku me 3 shokët e ekipit kishin thyer rregullat e izolimit prej koronavirusit në Spanjë.
BANEGA
Argjentinasi kërkoi falje dhe premton se kjo ngjarje nuk do të përsëritet më. Nga ana tjetër, ai uron që skuadra të zbresë sa më shpejt në fushë.

“I kërkojmë falje klubit tonë ,tifozëve dhe shoqërisë. Nuk do të përsëritet më. Tani duam vetëm të kthehemi dhe të luajmë futboll sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ish-lojtari i Interit.

Pritet se si do të reagojë klubi i Seviljas dhe autoritetet shtetërore spanjolle.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"