Organizimi për ndeshjen ndaj Izraelit, edhe gazetarët kërkohen 2 orë para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 16:46

Organizimi për ndeshjen ndaj Izraelit, edhe gazetarët kërkohen 2 orë para

Nuk kanë fund masat ekstreme në prag të ndeshjes Shqipëri-Izrael, e cila do të jetë e vlefshme për Ligën e Kombeve. Përveç tifozëve, të cilët duhet të paraqiten në stadium 3 orë para, për t’iu nënshtruar një kontrolli të rreptë, në “sitë” do të kalojnë edhe gazetarët.

elbasan-arena-506x350

Nëpërmjet një njoftimi, FSHF iu bën me dije gazetarëve të akredituar për të qenë të pranishëm në “Elbasan Arena”, se duhet të jenë të pranishëm në zonën e mediat, në orën 18:30, pra 2 orë e 15 minuta pa startit të ndeshjes. A thua se gazetarët do të shkojnë të “bombardojnë” skuadrën e Izraelit?!

LAJMËRIMI I ZYRËS SË SHTYPIT: 

Pershendetje! Te gjithe koleget e medias te akredituar per ndeshjen e kombetares sonte ne “Elbasan Arena ” jane te lutur te vijne ne oren 18:30 ne zonen e medias per procedurat perkatese ne stadium. Faleminderit!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"