Organizimi i Egnatias duket perfekt, tani fjalën e ka skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 11:55

Organizimi i Egnatias duket perfekt, tani fjalën e ka skuadra

Fitorja me Orikun në transfertë vetëm sa konfirmoi nivelin e lartë që ka arritur Egnatia. Rrogozhinasit kanë fituar edhe në miqësoret e luajtura në transfertë, kështu që të dielën në Lezhë do të pretendojnë të njëjtën gjë ndaj Besëlidhjes në kupë.egnatia

Trajneri Gugash Magani është i kënaqur me atë që ka parë në fushë nga Oriku, ku motivimi i futbollistëve në fushë ishte maksimal. Tek Egnatia shënojnë të gjithë dhe kjo është diçka pozitive për një skuadër që pretendon të kryesojë grupin e saj.

Gjithsesi, tani nisin ndeshjet zyrtare, që do të tregojnë më qartë se çfarë është në gjendje të bëjë kjo skuadër, një nga më të investuarat në Kategorinë e Parë. Organizimi i klubit rrogozhinas duket perfekt dhe tashmë është radha e futbollistëve të tregojnë vlerat më të mira. Të dielën do të kërkohet kualifikimi në turin tjetër të kupës, kurse mesjavën e ardhshme fitorja e parë në kampionat.

ALDO BUZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"