Organizim dhe vigjilencë, “transformimi” jep shpresë te Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2020 | 23:33

Organizim dhe vigjilencë, “transformimi” jep shpresë te Erzeni

Erzeni ndali Burrelin kryesues. Një pikë që nuk bën ndonjë diferencë në renditje, por jep shpresë. Skuadra tregoi karakter në javën e 7-të, pasi barazoi rezultatin, edhe pse ishte në disavantazh të dy golave.

erzeni lushnja

Nga ndeshja në ndeshje, shijakasit po rriten. Përmirësimet janë të dukshme duke nisur nga organizimi taktik, korrigjimi i gabimeve, vigjilenca dhe tentativat për të shfrytëzuar çdo rast për të gjetur golin. Këto ndryshime bëjnë të mundur që e ardhmja të shihet me optimizëm. Ekipi po punon me ritme të larta, për t’u barazuar edhe me rivalët më të fortë të kampionatit.

Takimi i radhës për shijakasit është ai me Korabin, ku do të hyjnë në fushë vetëm për ta fituar. Dorjan Bubeqi po vijon përgatitjet dhe pak a shumë e ka krijuar edhe një ide për 11-shen që do të hedhë në fushë.

ERALD DERVISHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"