Orët e fundit te “trekëndëshi i Bermudës”? E premtja është dita e të vërtetës për Kasemiro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2022 | 0:11

Orët e fundit te “trekëndëshi i Bermudës”? E premtja është dita e të vërtetës për Kasemiro

Mesfushori brazilian Kasemiro është shumë pranë transferimit në radhët e klubit të Mançester Junajtid. Ajo që nisi si thashethem të martën, në më pak se tre ditë është kthyer në një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos, pasi një nga shtyllat e Real Madridit është gati të largohet nga klubi.

kasemiro

Madrilenët nuk e nxorën në shitje, por Mançester Junajtid e tundoi pasi i ofron atij një kontratë shumë më të favorshme ekonomikisht, me dyfishin e rrogës që përfiton aktualisht në Spanjë. Edhe pse Ançeloti e cilëson të paprekshëm brazilianin, pjesë e “trekëndëshit të Bermudës” siç e quan vetë trajneri mesfushën e përbërë prej tij, Kros dhe Modriç, klubi mund ta lërë të largohet duke vlerësuar kontributin që ka dhënë në këto vite.

Mançester Junajtid e kërkon me çdo kusht që këtë fundjavë, për ta aktivizuar nëse do të jetë e mundur ndaj Liverpulit të hënën. Sipas “Sky Sports”, pritet që gjatë të premtes, Kasemiro të udhëtojë drejt Anglisë për vizitat mjekësore dhe firmën, me Real Madrid që parashikohet të fitojë rreth 70 milionë euro për transferimin e futbollistit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"