“Orët dhe florinjtë i fusnim në kuti qumështi”, ish-kapiteni i Shqipërisë: Në doganë ishte tmerr sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2020 | 22:45

“Orët dhe florinjtë i fusnim në kuti qumështi”, ish-kapiteni i Shqipërisë: Në doganë ishte tmerr sepse…

A ka pasur momente delikate apo ndonjë situatë të veçantë gjatë kthimit në Shqipëri nga jashtë vendit? Targaj rrëfen: “Eh… Ka pasur edhe siklete…Kur dilnim jashtë shtetit, vinim re ndryshime të mëdha të atyre vendeve me Shqipërinë dhe mahniteshim nga zhvillimi i tyre, krahasuar me vendin tonë, edhe pse nuk e shprehnim me zë. Shihnim si të blinim ndonjë pulovër, ndonjë këmishë apo diçka tjetër për familjen.
muhedin-targaj-40b068c5-bec6-4461-a705-c0a265681ce-resize-750

Sikleti shtohej sidomos në doganë. Ne merrnim ndonjë “gjel”, ndonjë dollar, por problemi ishte gjithmonë në doganë. Kisha blerë jashtë për mbesën 4 vjeçe në atë kohë, vajzën e vëllait, një bluzë që në pjesën e përparme kishte një fëmijë me patina. Ma mbajtën në doganë. “Nuk lejohet”, më thanë. Ndërsa orët apo florinjtë i fshihnim me kujdes në kutitë e një qumështi të trashë. Shkrinim një pjesë të kutisë, fusnim gjërat brenda dhe pastaj i ngrinim prapë, për ta kthyer në gjendjen e mëparshme. Ka pasur raste që kam kaluar kuti qumështi të gjithë ekipit kombëtar. Një situatë e vështirë e kohëve të kaluara. Ne nuk i shkaktonim askujt asnjë dëm, por i tillë qe sistemi, shumë hermetik dhe me masa drastike”.

targaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"