Orelesi: Te Vllaznia erdha për të luajtur si mbrojtës, nuk premtoj asgjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2017 | 22:25

Orelesi: Te Vllaznia erdha për të luajtur si mbrojtës, nuk premtoj asgjë

Mesfushori nigerian Nuredin Orelesi është prezantuar sot para mediave si futbollisti më i ri i Vllaznisë. Ai ka treguar se nuk ka patur dyshime për të pranuar ofertën e shkodranëve dhe zbulon se është bërë pjesë e skuadrës për të luajtur në repartin e mbrojtjes.

orelesi-658x425

Pranimi i ofertës dhe aktivizimi në mbrojtje

“E njoh Vllazninë, sepse kam luajtur për një kohë të gjatë kundër kësaj skuadre. Kur më ofruan të vija nuk e mendova gjatë. Në skuadrat e mëparshme kam luajtur si mesfushor difensiv apo si mbrojtës qendre. Këtu erdha për të luajtur në mbrojtje dhe kjo nuk përbën një problem për mua.”

Pritja në skuadër

“Ndihem mirë për këtë transferim, sepse kam shumë shokë këtu në Shkodër. Të gjithë shokët e skuadrës u treguan miqësorë me mua dhe më pranuan. Ndihem mirë që stërvitem me këtë grup, edhe pse sapo jam bashkuar. Me tifozët ende nuk kam patur mundësi të flas. Megjithatë, besoj se do të më mbështesin, ndërsa unë do të bëj më të mirën për ata dhe për skuadrën.”

Pretendimet për sezonin e ri

“Më treguan për kualitetet që dëshirojnë të afrojnë për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe shpresoj që ky të jetë një vit më i mirë se ata të mëparshmit. Megjithatë nuk mund të premtoj asgjë. Nuk më pëlqen të bëj premtime, por natyrisht që kam dëshirë që ta ndihmojë ekipin të bëjë paraqitje sa më të mira.

Nuk erdha te Vllaznia që skuadra të pësojë rënie në lojë dhe në paraqitje, por që të ketë rritje. Gjithsesi llogaritë do ti bëjmë në fund të sezonit, sepse kemi edhe një muaj kohë për tu përgatitur për startin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"