“Oreksi vjen duke ngrënë”, premio 10 milionë lekë nëse ngjiten një kategori më lart për skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 13:36

“Oreksi vjen duke ngrënë”, premio 10 milionë lekë nëse ngjiten një kategori më lart për skuadrën e…

Pasi është renditur në 5 vendet e para në grupin e Veriut, ekipit të Gramshit i është hapur oreksi për të synuar tashmë ngjitjen në Kategorinë e Parë. Klubi i kuq përpara takimeve shtesë është mobilizuar i gjithi dhe ka vendosur si objektiv ligën më lart.

l;

Bashkia me në krye kryetarin e saj Klodjan Tace, ka karikuar skuadrën, duke gjetur një sponsor, që do shpërblejë djemtë nëse ngjiten në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për shoqërinë e autobusëve të agjencisë turistike ” XHAFA TRAVEL”, që ka ofruar 10 milionë lekë të vjetra për Gramshin nëse kualifikohet në Kategorinë e Parë.

Pra nëse Gramshi fiton takimet shtesë që ka tani, si dhe përballjen finale me vendin e tretë të grupit të Jugut të Kategorisë së Dytë. Të dielën ekipi i Jakupit do të ketë sfidën e parë finale, ku do të luajë në Luz përballë vendasve. Ky takim është vlerësuar shumë dhe të gjithë në kampin e kuq janë optimist, për ta kaluar me sukses këtë ndeshje tepër të fortë në Luz.

Mariglen Miraka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"