Orë vendimtare për yllin e Laçit, pranë transferimit te kampionët e Moldavisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 14:49

Orë vendimtare për yllin e Laçit, pranë transferimit te kampionët e Moldavisë

Fantazisti i Laçit, Regi Lushkja, me shumë mundësi do të firmosë me klubin kampion të Moldavisë, Sherif Tiraspol.

REGI LUSHKJA

Edhe pse klubi kurbinas që disponon kartonin e lojtarit nuk ka thënë ende fjalën e fundit për të konkretizuar shitjen e kavajasit, gjasat janë që transferimi të mbyllet për 350 mijë euro dhe një përqindje të vogël të kartonit që do të mbajë Laçi.

Ditët në vijim janë vendimtare për mesfushorin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"