Orë vendimtare për firmën, Tiranës i duhet të blejë kartonin e një tjetër ish-i të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 8:28

Orë vendimtare për firmën, Tiranës i duhet të blejë kartonin e një tjetër ish-i të Partizanit

Tirana është në kërkim të një sulmuesi. Edhe pse ka diskutuar me shumë lojtarë ende nuk ka marrëveshje me askënd. Bardheblutë planifikojnë largimin e Seferit dhe një sulmues duhet me ngulm.

ALBION MARKU 1

Nga ana tjetër, Albion Marku është qëllimi tjetër i Tiranës. Bardheblutë duhet të blejnë kartonin e lojtarit që ta bëjnë të tyrin në kampionat. Skuadra ka kohë që kërkon të plotësohet, sepse i ka ikur gjysma e formacionit kampion. Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira. Plus këtu, edhe Enur Totre që iku pas Europës.

Këtë verë janë afruar Kallaku, Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni dhe Hila, ndërsa vetëm ishlojtari i Teutës ka luajtur titullar. Shehi ka vazhduar me ndryshimet në formacion, duke ndryshuar gjithë skuadrën. Ismajlgeci është spostuar në sulm, është futur titullar Përgjoni në krahun e majtë. Xhixha djathtas dhe Ismajlgeci majtas, në sulm.

tirana

Me ndryshimet e bëra, Shehi do të luajë me Bekajn, Toshevskin, Najdovskin, Behiratçen, e Përgjonin në prapavijë. Mesfusha me Aleksin, Kallakun dhe Limajn kur të kthehet nga dëmtimi. Sulmi me Ismajlgecin majtas, Xhixhën dhe Hasanin në alternim në qendër dhe djathtas. Zgjidhje për kapitenin e skuadrës që edhe sezonin e shkuar u provua në sulm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"