Orë vendimtare për Eriksenin, Mozes cakton vizitat. Interi “zjarr” në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 13:50

Orë vendimtare për Eriksenin, Mozes cakton vizitat. Interi “zjarr” në merkato

Brenda 48 orësh, ndoshta 72, Viktor Mozes pritet në Milano për të firmosur kontratën me Interin. Lajmin e kishte “paraprirë” Frenk Lampard, trajneri i Çelsit (që zotëron kartonin): “E presim në Londër, megjithatë jo për të qëndruar. Kemi nisur negociata për ta larguar sërish”.

moses-586x470

Ndërkohë, dje mediat e kanë konfirmuar formulën e operacionit me blutë: huazim me të drejtë blerjeje të fiksuar në 10 milionë euro. Normalisht (dhe historia e kohëve të fundit në ambientet interiste e mëson) përpara se të jepen lajmërime, nigeriani do të duhet t’u nënshtrohet vizitave mjekësore tradicionale, kurrë si sot thelbësore, duke konsideruar problemet muskulore që ka pasur gjatë kësaj pjese të parë të sezonit te Fenerbahçe ku ishte i huazuar.

Conte-to-raid-Chelsea-for-old-favourite-Victor-Moses-if

Pasi të jenë kryer të gjitha testet, Mozes do të transferohet deri në qershor në skuadrën e Antonio Kontes, ku parashikohet të arkëtojë gjysmën e 4,5 milionë eurove që i garanton klubi turk. Në rast shlyerjeje, lojtari me vitlindje 1990 do të ulet sërish në tavolinë me drejtuesit zikaltër për termat e rinj. Gjatë konferencës, Lampard foli shkurtimisht edhe për Olivie Zhirunë, të cilin Konte e pret si zëvendësues të Lukakut: “Deri tani nuk ka pasur asnjë të re”.

Eriksen.Tottenham.2020.serio.750x450

 ERIKSEN – “Merkato? Klubi e di çfarë duhet të bëjë”. Konte njoftoi drejtuesit pas Leçes dhe pret përgjigje. Xhuzepe Marota, administratori i deleguar zikaltër, ka nisur lëvizjet për Kristian Eriksenin e Totenhemit. Brenda së enjtes ose së premtes parashikohet që lojtari, në skadencë me londinezët, të jetë në Milano për vizitat mjekësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"