Orë të “nxehta” për Antonio Konten, ish-trajneri i Interit shumë pranë pankinës së…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2021 | 14:54


Orë të “nxehta” për Antonio Konten, ish-trajneri i Interit shumë pranë pankinës së…

Klubi i Totenhemit po punon për të marrë në pankinë ish-trajnerin e Interit dhe Juventusit, Antonio Konten.

konte 1

Skuadra londineze nuk po kalon një moment të mirë teksa pas disfatës së rëndë mbrëmë ndaj Mançester Junajtidit në shtëpi me rezultatin 0-3 kanë çuar drejtuesit të klubit për një shkarkim të mundshëm të teknikut Nuno Espirito Santo dhe për të kërkuar një të ri, ku ideali do të ishte pikërisht Antonio Konte i cili ndodhet pa klub që në fundin e muajit maj ku u largua nga ekipi i Interit ku e shpalli dhe kampion të Italisë pas 11 vitesh.

Janë orë të “nxehta” për teknikun puljez i cili sipas “TuttoMercatoWeb”, ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratiçi po punon për të mbyllur këtë tratativë.

PANORAMASPORT.AL