“Ore çfarë bëhet këtu? Çudi e madhe!”, policia blindon stadiumin e Flamurtarit para miqësores. Shikoni çfarë ndodhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 11:14

“Ore çfarë bëhet këtu? Çudi e madhe!”, policia blindon stadiumin e Flamurtarit para miqësores. Shikoni çfarë ndodhi

Stadiumi “Flamurtari” u blindua nga policia përpara Flamurtari-Oriku. Orari i ndeshjes të së shtunës (16:00) përkonte edhe me protestën e ekipeve të Kategorisë Superiore.

ambientet stadiumi flamurtari

Nga frika se mos në Vlorë do të protestohej, forcat e rendit kishin angazhuar dhjetëra efektivë për të rrethuar impiantin. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Sapo mbërrin në stadium, administratori Sinan Idrizi përballet me forcat e shumta policore dhe u drejtohet: “Ore çfarë bëhet këtu? E dini ju që luajmë me Orikumin ne? Çudi e madhe!”

Kur futet brenda dhe në hollin e stadiumit, administratori telefonon drejtorin e Policisë së Vlorës dhe dëgjohet teksa i thotë: “Çfarë po bëni kështu? Na keni sjellë 50 policë. Ne luajmë me Orikumin. Nuk është ndeshje zyrtare. Është miqësore, nuk e shoh të arsyeshme këtë gjë…”.

Të njëjtin reagim ka pasur edhe homologu i tij tek Oriku, Gëzim Çapoj: “Çfarë bëhet kështu? Nuk është e nevojshme kaq shumë policë”. Por Idrizi e kalon me humor, duke ngacmuar administratorin e orikasve: “Kanë ardhur për ju. Se çfarë keni ju me njëri-tjetrin…”.

E.Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"