Orare Championsi/ Tirana-Kukësi të hënën, zbardhet kalendari për Superioren dhe Kupën e Shqipërisë deri në fund të korrikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 23:50

Orare Championsi/ Tirana-Kukësi të hënën, zbardhet kalendari për Superioren dhe Kupën e Shqipërisë deri në fund të korrikut

Do të luhet pa tifozë dhe në mes të vapës. Ky është verdikti i federatës dhe i klubit Tirana për ndeshjen me Kukësin. Bardheblutë kanë vendosur që sfida të mos luhet në “Air Albania”, por në “Selman Stërmasi”.

kategoria superiore

Duke ditur që impianti i dytë i kryeqytetit nuk është funksional ditën e hënë më 6 korrik, ndeshja do të luhet në mes të vapës. Një veprim në kontrast me kërkesën e kuksianëve që donin ndeshje në mbrëmje. Kështu, përfundimisht është mbyllur çështja e ndeshjes Tirana-Kukësi. Luhet në “Selman Stërmasi” dhe pa tifozë.

Në fakt, të shumtë ishin zërat që menduan se do të hapej stadiumi për këtë sfidë, duke qenë të pranishëm tifozët, por një gjë e tillë nuk u bë e mundur. Për më tepër që situata e Koronavirusit sa vjen dhe rëndohet.  Vlen të theksohet se Kukësi dhe Teuta, të gjitha ndeshjet si pritës do t’i luajnë në orën 20:45. Një orar ky tepër i përshtatshëm që shmang temperaturat e larta.  Për më tepër njihuni me kalendarin e plotë dhe oraret e të gjitha sfidave.

Java 32 (5-6 korrik)

TË DIELËN

LUFTËTARI-VLLAZNIA 17:45

LAÇI-FLAMURTARI 17:45

TË HËNËN

TIRANA-KUKËSI 17:45

BYLIS-PARTIZANI 17:45

TEUTA-SKËNDERBEU 20:45

PLANI PËR JAVËT E MBETURA NË SUPERIORE

JAVA 33 (10-11 KORRIK)

10 korrik

Partizani-Tirana 20:45

Flamurtari-Bylis 17:45

11 korrik

Laçi-Luftëtari 17:45

Kukësi-Teuta 20:45

Skënderbeu-Vllaznia 20:45

JAVA 34 (18-19 KORRIK)

18 korrik

Luftëtari-Skënderbeu 17:45

Tirana-Flamurtari 17:45

19 korrik

Bylis-Laçi 17:45

Vllaznia-Kukësi 20:45

Teuta-Partizani 20:45

JAVA 35 (24 KORRIK)

Laçi-Tirana 17:45

Flamurtari-Teuta 17:45

Bylis-Luftëtari 17:45

Partizani-Vllaznia 20:45

Kukësi-Skënderbeu 20:45

JAVA 36 (29 KORRIK)

Luftëtari-Kukësi 17:45

Skënderbeu-Partizani 20:45

Vllaznia-Flamurtari 20:45

Teuta-Laçi 20:45

Tirana-Bylis 20:45

* Ndeshjet “play off” dhe “play out” janë parashikuar të zhvillohen në datat 5 dhe 6 gusht.

KUPA E SHQIPËRISË

TURI GJYSMËFINAL NDESHJET E PARA

TË ENJTEN

Bylisi-Tirana 17:45

Kukësi-Teuta 20:45 (në Elbasan)

* ndeshjet e kthimit do të luhen më 15 korrik;

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"