Ora më e shtrenjtë në qarkullim me vlerë 442 mijë euro, shikoni cili futbollist e mban në dorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 23:05

Ora më e shtrenjtë në qarkullim me vlerë 442 mijë euro, shikoni cili futbollist e mban në dorë

E kush tjetër veç Kristiano Ronaldos mund të mbajë në dorë një orë Rolex me vlerë 442 mijë euro. Një shifër stratosferike kjo, por kur flitet për një njeri si CR7 këto shpenzime duken normale.

Ora dhe Ronaldo

Ylli portugez mbetet njeriu i rekordeve si brenda dhe jashtë fushës. Makinat dhe orët e shtrenjta janë pasionet e tij. Në dorë mban gjithmonë një send me vlerë të paimagjinueshme, të mbushur me diamant. I tillë është edhe Rolexi  GMT-Master me ar të bardhë, i mbuluar me diamant, i cili është më i kushtueshmi në qarkullim.

Ora Roleks

Një orë e veçante, që e mban në dorë vetëm Kristiano Ronaldo. Ndërkohë që vlen të theksohet se edhe partnerja e portugezit, Xheorxhina, është e fiksuar pas orave, teksa shpeshherë është fotografuar duke mbajtur ora të shtrenjta.

Xhoerxhina me ore Rolex

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"