Optimizëm te rivalët e Teutës para duelit, mbrojtësi irlandez: Do e “kapim për fyti”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 16:13

Optimizëm te rivalët e Teutës para duelit, mbrojtësi irlandez: Do e “kapim për fyti”

Pritshmëritë për Shamrok Roversin, kundërshtarin e Teutës në Europë, janë të mëdha, ku tifozët kërkojnë pjesëmarrjen e klubit në grupet e Konferencë Ligës. Mbrojtësi Shon Ganon, në prononcimin e dhënë para ndeshjes me durrsakët, është munduar të ulë euforinë në kampin irlandez. Ganon e shikon të vështirë sfidën e sotme me Teutën, por e shikon të mundshëm kalimin e këtij turi dhe përballjen me estonezët e Flora Talin në raundin “play off” të Konferencë Ligës.

1998490

“Është arritje kur e shikon veten të luash në Europë, kështu që çdo ndeshje është e paparashikueshme dhe duhet luftuar shumë. Për të kaluar një raund është shumë e vështirë. Nuk ka nënvleftësim, pasi është e vështirë të kalosh përballë këtyre ekipeve. Luajmë ndaj një ekipi që vjen nga Champions-i, që do të thotë është më e forta e ligës së nga vjen. Qëllimi do të ishte arritja në fazën e grupeve. Do të ishte e pabesueshme të arrinim në fazën e grupeve. Na pret shumë punë e vështirë. Ne duhet të sigurohemi që jemi gati për të kaluar dhe vetëm atëherë mund ta kthejmë vëmendjen në raundin tjetër. Për mendimin tim, në Europë nuk ka asnjë ndeshje të që mund të konsiderohet e kalueshme lehtë. Thjesht duhet të përgatitemi dhe ne e dimë se për çfarë bëhet fjalë”, u shpreh fillimisht Ganon.

Sipas irlandezëve, Teuta në ndeshjen e parë mendoi më shumë për mbrojtjen, por mbrojtësi Shon Ganon pret një histori ndryshe sot në “Elbasan Arena”. “Na takon neve si skuadër të përqendrohemi. Ne i njohim ata tani. Kanë lojtarë të mirë, shumë teknikë. Ata do të kërkojnë të sulmojnë për të fituar ndeshjen dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Edhe ata kanë shanse kualifikimi, ndaj me siguri do të dalin dhe do të sulmojnë. Ata ndoshta do të jenë ndryshe nga një javë më parë. Teuta luan në shtëpi dhe do të marrë iniciativën, por ne shkojmë atje të luajmë siç bëmë në shtëpi. Nuk besoj se do të mbërthehemi në mbrojtje të rezultatit, por duhet të jemi ne ata që duhet ta kapim ndeshjen ‘për fyti’ dhe ta kontrollojmë”, u shpreh mbrojtësi i Shamrok Rovers, Shon Ganon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"