Optimistë për një rezultat pozitiv ndaj Besëlidhjes, tifozët surprizojnë Vllazninë në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 22:30

Optimistë për një rezultat pozitiv ndaj Besëlidhjes, tifozët surprizojnë Vllazninë në “Loro Boriçi”

Për të siguruar qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm, Vllaznia duhet të triumfojë Besëlidhjen, e cila mposhti Pogradecin në “play-off”-in e Kategorisë së Parë dhe do tentojë të njëjtën gjë edhe ndaj shkodranëve për tu ngjitur në Superiore.VLLAZNIA ME TIFOZET

Para kësaj sfide shumë të rëndësishëm për Vllazninë, e cila do të luhet ditën e diel, ditën e sotme gjatë seancës stërvitore, në mbështetje të ekipit ka qenë Alban Xhaferi, por ai nuk ishte i vetmi.

Një grup tifozësh kanë qenë të pranishëm në stadium ditën e sotme, për të mbështetur ekipin para kësaj ndeshje të rëndësishme.VLLAZNIA

Kjo është njoftuar nga vetë klubi shkodran nëpërmjet faqes zyrtare, ku shprehen se janë optimistë për një rezultat pozitiv ndaj lezhjanëve.

KJL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"