Zonja ministre e sportit dhe ju zoti kryetar i bashkisë, pse i mbyllët dyert?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2019 | 20:49

Zonja ministre e sportit dhe ju zoti kryetar i bashkisë, pse i mbyllët dyert?

VIRON BEZHANI

viron bezhani

Në këto momente, kur sporti në Shqipëri është në ditët e tij më të vështira, vjen lajmi i çuditshëm që Kombëtarja e basketbollit nuk mund të stërvitet në sallën sportive që mban emrin e një prej ikonave të këtij sporti (salla e lojërave “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park). E pabesueshme, por e vërtetë.

Një skuadër kombëtare që përfaqëson ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare, nuk lejohet të stërvitet në kushte normale!!!  Shteti shpenzon miliona për të krijuar një sallë moderne sporti, e para dhe e vetmja në vendin tonë pas gati 30 vitesh demokraci dhe po vetë shteti është ai që i mbyll dyert.

Vetë krijojmë diçka të bukur dhe po vetë përpiqemi ta shkatërrojmë atë. Absurde!Zonja ministre e sportit dhe ju zoti kryetar i Bashkisë së Tiranës, ju duhet ta ndihmoni sportin dhe jo t’ia mbyllni atij dyert. Shteti duhet ta përkrahë sportin dhe jo ta përbuzë atë. Por, për fat të keq, kjo gjë po ndodh shpesh.

Perurohet-Pallati-i-Sportit-Feti-Borova-Foto-Agim-Dobi-2

E çuditshme kjo që ndodh te ne, kur vetëm pak vite më parë u vendos që palestrat e shkollave t’i jepen komunitetit dhe nuk ia japim dot atë, falas, një ekipi kombëtar. Të gjithë e dimë se mbështetja financiare që merr sporti në vendin tonë është qesharake. Dhe, për fat të keq, ato pak parà ne duhet t’i harxhojmë për të paguar qiranë e një salle sporti në vend që ta zhvillojmë sportin.

Kjo tregon se vlerësimi që ne kemi për sportin është qesharak, ndërkohë që në çdo vend të botës ndodh e kundërta. Kjo tregon se në çfarë niveli jemi…

Ky investim që shteti ka bërë për sportin i është mohuar sportit, madje i është grabitur sportit. Bashkia nuk e ka pronën e saj, por e ka në ruajtje atë objekt dhe nuk mund të bëhet taksambledhëse. Qendra e vetme olimpike në Tiranë duhet të jetë në dispozicion të sportit, të ndihmojë në zhvillimin e sportit dhe jo të bëhet taksambledhëse duke kërkuar parà për sportin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"