Dikush t’ia shfryjë tullumbacen e propagandës qeverisë nga Tokio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 13:21


Dikush t’ia shfryjë tullumbacen e propagandës qeverisë nga Tokio

Nga VIRON BEZHANI

bezhani

Fidel Ylli e çoi Briken Caljen pa trajner dhe thelbi i vepri meve të tij vërtetoi që metodat dhe këshillat e këshilltarit të tij, sekretar i përgjithshëm me kontratë 3-mujore dhe me hesape në prokurori për shpërdorim detyre, do të na mbushë mendjen nga Tokioja që ai është shpresa e vizioni i sportit.

Olimpiada Shqiperia

Një pjesëmarrje olimpike e cila çalon në protokoll shtetëror, që në galanë olimpike nuk përfshihet presidenti i Republikës, që në Tokio shohim të bëjë paradë ministrja e Arsimit e kryetari i bashkisë dhe zyrtarët “apolitikë” të KOKSH nuk komunikojnë procedurat vijuese për presidentin e Republikës, ndonëse Presidenca e kishte konfirmuar prezencën një vit përpara. Këta njerëz kanë probleme të theksuara karakteriale dhe mungesë parimesh, por edhe vizioni.

Në Kosovë, Besim Hasani që ka sakrifikuar mbi 25 vite për Komitetin Olimpik të Kosovës, duke dhënë edhe fonde nga familja e tij, u gjet i cenuar nga interesa të ngushtë e lidhje të forta jashtë sportit, edhe pse Kosova listoi edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike në “Rio 2016”.

KOKSH me sekretar Stavri Bellon prej 23 vitesh, që vetëm ka përfituar e shpërdoruar me detyrën, e jo më të japë nga fonde të familjes, na vijon me metoda “specialistësh” të mbajë ofiqe e të bëjë lojëra më sheh/s’më sheh edhe pse akuzat janë të qarta në prokurori e në shqyrtim dhe me këta njerëz të presësh ndershmëri e vizion të ri është naivitet më e pakta.

Brenda një kohe shumë të shkurtër shohim se si dezinformojnë dy zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar në lidhje me sportin. Kjo vërteton edhe një herë se “Rilindja” është “kampione” në standardin e gënjeshtrës së sapunit për djathë. Si fillim e nisi kryeministri dhe pastaj kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj Tokio

Akoma më jehon qasja patetike e kryeministrit ku mashtroi “live” e në sy të të gjithëve si për përgatitjen e ekipit ashtu dhe për Fidelin, si disa vite kampion (kur e rideklaroj, ka dalë vetëm një herë kampion dhe atë titull e ka marrë me shumë ndërhyrje) e kryeministri lëshon deklaratën e turpshme se mezi ka pritur të bëhet Fideli president i KOKSH si dhe paska 8 vjet që nuk e motivonin komitetin. D.m.th. qeveria të mbështet vetëm nëse presidenti është nga PS-ja dhe pastaj thotë KOKSH nuk është politizuar.

Pa përfunduar lojërat kemi kampionin e dytë të “Rilindjes”, z. Veliaj, i cili deklaron se KOKSH ka qenë një lloj Astiri për sportin dhe se i paskan thënë të huajt që sportin ne e kemi politizuar. Më vjen mirë që jehona ka arritur në CIO, siç edhe e di që të huajt kanë parë pehlivanllëkun e përgjigjes së kaluar kryetar. Është bërë e dukshme edhe për zyrtarët e CIO-s se sa manovrator është ky pushteti. Sa turp, turp, turp për ju që drejtoni një Tiranë. Unë kam drejtuar prej dekadash në sport dhe vij nga tituj kampionë në sport të fituar e nderohem me zemër e shpirt.

Fideli yt dhe i z.kryeministër e di shumë mirë që unë vetëm me sportin nuk bëj politikë e këtë gjë e di i gjithë komuniteti i sportit, pasi kam gjithë jetën që punoj për sportin për më tepër edhe kur isha këshilltar i bashkisë nuk kam bërë kompromis as me kryetarin, por luftova për ligjin për sportin ku sportistët nga 4 mijë lekë të merrnin 25,000 lekë dhe 40,000 lekë të rinj sportistët cilësorë të klubit sportiv Tirana.

Të jeni i sigurt se sportin po e bëni ju Astir. Ju dhe i gjithë komuniteti i shtangës e dini shumë mirë cila ishte arsyeja e tërheqjes së ish-presidentit të peshëngritjes z.Theodhor Masllavica. Turp! Ky turp do t’ju ndjekë gjithë jetën, pasi mirë që e tërhoqët, po kujt ia dhatë Federatën e Peshëngritjes, Elez Gjozës, këtij individi që ka qenë i dënuar dhe shumë i përfolur. Ju po bëni hapur politikë me sportin z.kryetar dhe unë e kam në kurriz një gjë të tillë nga ju dhe shefja e madhe e klubit Tirana. Edhe ky përsëri është një turp që do t’ju ndjekë gjithë jetën pasi unë kam një jetë në klubin e Tiranës, ku kam derdhur djersë dhe gjak në ato palestra prej 50 vitesh.

Veliaj

Di shumë raste z. kryetar se kush e ka bërë Astir sportin, por do të ftoja prokurorinë dhe SPAK-un të kontrollojnë një dërgesë që keni bërë ju nga bashkia te klubi sportiv Tirana dhe pastaj këto fonde i ka marrë shoku ELEZ, i cili me para në dorë ka udhëtuar dhe ka paguar në Federatën Botërore të Peshëngritjes privatisht me nr. fature 1453034 në datë 22 korrik 2016 shumën 73.910 $, vlerë e cila është paguar për gjobën e vënë Federatës së Peshëngritjes për rastet e përsëritura të dopingut, të kapura në kohën kur federata drejtohej po nga shoku ELEZ.

Z.kryetar, taksat tona nuk janë për të paguar gjobat e dopingut. Ju pëlqen të merrni frytet e një pune që ka nisur dekada përpara se ju të merrnit postet politike dhe fakti që shpreheni sikur ju keni bërë mrekullira duke dhënë ndonjë mbështetje dhe atë si pjesë të “skllavërimit” të sportistëve ndaj partisë, na e shitni si meritë e aftësive tuaja për të shkatërruar themele, shembur teatro, nxjerrë njerëz të pashpresë në mes të katër rrugëve e bëni edhe zgjedhje të paligjshme në KOKSH! Ju bëni mrekullira?!!! Ju bëni veç vrasje parimesh dhe aleanca kriminale!

Kjo është ajo që bëni me shumicën që nuk ka koncept për të drejtat e veta ose që vuan për të mos humbur bukën e gojës e konformohet me ju! Por me Viron Nafiz Bezhanin, që sportin e atdheun i ka të shenjtë, prisni betejë! Budallallëqet e mashtrimet tuaja propagandistike nuk lejoj të mjegullojnë të vërtetën. Sepse, nëse juve ju duhen mandatet e pushtetit me çdo çmim, dinjiteti i sportistëve nuk ka të paguar!

PANORAMASPORT.AL