Sporti, ashtu si kreativiteti

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 19:20

Opinion Të fundit

Sporti, ashtu si kreativiteti

ROBERT ALIAJ

-640-0-5ba60f2f6ee92

EMISIONET SPORTIVE TELEVIZIVE KU FLITET VETËM PËR REZULTATET

Kur flasim për sportin, në veçanti, dhe kur i adresohemi një publiku me ndërgjegje të turbullt, me interesa mbijetese, nuk mund të fokusohemi vetëm te rezultatet. Nuk është e mjaftueshme të flitet me argumente 2-dimensionale, ngjarje-kuriozitet = lajm, që sigurisht tërheq audiencën e çoroditur.

Sporti, për shembull, ashtu si kreativiteti, nuk ka të bëjë vetëm me fitoren, por ka të bëjë me ndërtimin e komuniteteve më njerëzore, më të lumtura dhe më të sigurta, që është eminente në shoqërinë tonë. Komunitetet që mbështesin këto aktivitete zhvillojnë lidhje më të forta shoqërore, krijojnë shoqëri më të sigurta dhe njerëzit që jetojnë në to, janë përgjithësisht më të shëndetshëm dhe më të lumtur në krahasim me këta, të këtij realiteti të dhimbshëm social që kemi krijuar, me njerëz pa përparësi të tilla. Dhe ne kemi përgjegjësi për këtë realitet.

DUHET T’I POPULLOJMË STADIUMET

Ne nuk duhet ta shohim stadiumin si arenë konfliktesh banale dhe sherresh, sepse futbolli në veçanti, luan një rol në marrëdhëniet sociale të komuniteteve, ka një ndikim shoqëror dhe kulturor, zhvillon kapitalin shoqëror dhe ndikon në uljen e krimit dhe të sjelljes antisociale.

fotooo-770x470

Futbolli është pasion që lidh me njëri-tjetrin pothuajse çdo person të vetëm në planet. Pasioni nuk njeh kufi moshe. Pasioni nxit dashuri dhe jo luftë kundër njëri-tjetrit. Unë u bëj thirrje të gjithëve t’u bashkohen tifozëve sportdashës të Partizanit dhe të gjitha ekipeve të tjera, për t’i mbushur stadiumet me jetë dhe shpresë, sepse asnjë sport tjetër në botë nuk mund të rivalizojë pasionin e gjeneruar gjatë ndeshjes, por edhe kënaqësinë e pritjes së ndeshjes së javës që vjen.

Stadiumet bosh janë pasqyrë e shoqërisë. Që të krijohet kjo atmosferë në publikun shqiptar, kërkohet që të gjitha klubet lokale të maksimizojnë ndikimin e tyre shoqëror dhe në këtë mënyrë të tërheqin më tej komunitetin, qeverinë dhe interesin e bizneseve në mbështetje të përpjekjeve të tyre.

STADIUMI I PARTIZANIT, NGA FUNKSIONALJA TE FANCY

Dhe shkaku për këtë shkrim u bë vizita e këndshme (fshehurazi madje, sepse gjërat e fshehta kanë orgazmën brenda) për të parë evoluimin e punimeve për ndërtimin e stadiumit të Partizanit që për hir të së vërtetës më entuziazmoi. Më entuziazmoi, sepse përveç benefiteve që merren me mend, përfitimet sociale, vende pune më shumë ishin ato që më intrigonin. Menjëherë më shkoi ndërmend që stadiumi i Partizanit ndihmon periferinë dhe është një marrëveshje e mirë për qytetin. Stadiumet në periferi dhe rrethinat e prapambetura ndihmojnë në zhvillimin ose rilindjen ekonomike.

Ndertimi i stadiumit Partizani

Këta janë shembuj që me të vërtetë valorizojnë këto zona të braktisura të qytetit dhe prapa këtij lloj projekti është pothuajse gjithmonë një vizionar që di se çfarë po bën. Ky projekt është në interes të qytetit dhe me të vërtetë një investim i mençur, sepse përpiqet të ndërtojë një biznes më të integruar në raport me objektin dhe ku objekti është më i integruar me bizneset përreth dhe jo në konkurrencë me ta.

Një gjë e tillë nuk mund të thuhet për “Arena Kombëtare”. Por duhen njerëzit e pranishëm nëpër stadiume për t’i bërë ato realitet, pa të cilët kurrë nuk do të ndodhte. Stadiumet duhet të festohen për momentet historike që i ofrojnë publikut në vetëm brenda atyre kufijve të linjave të bardha. Lojëra të shkëlqyeshme, trishtim të madh, festimi i shfrenuar, dashuri, gjithçka.

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com