Sporti, në drejtim të paditur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 20:24

Sporti, në drejtim të paditur

NGA MARTIN BIBA

MARTIN BIBA

Futboll nuk luhet, basketbolli,volejbolli, mundja, peshëngritja, boksi, xhudo, qitja, artet marciale etj, po mbushin 1 vit pa aktivitete kombëtare. Qeveria as nuk e vë ujin në zjarr për sportin, sporti pret pothuajse në heshtje dhe pret talljen e radhës prej saj.

Sporti elitar dhe federatat olimpike e jo olimpike shumica në heshtje. Se kujt i shërben kjo heshtje hajde e kuptoje po deshe? Aktori kryesor i sportit Komiteti Olimpik është futur në skutat më të errëta të historisë së tij.

KOKSH-seminar-2017-salla

Afati i skadimit të rezolutës po afron 31.12.2020 dhe ka informacione që drafti i statutit që pritet për miratim, në ndryshimet aq të domosdoshme për funksionimin e KOKSH, nga komisioni statutorë i miratuar në kundërshtim me mënyrën e votimit pra online, ku statuti e ndalon këtë lloj votimi, po i shton titujt individual me të drejtë vote dhe po kështu shoqatat sportive false vetëm për një qëllim atë të manipulimit të votave në asamblenë e ardhshme të KOKSH-it.

Ju bëj thirrje kolegëve drejtues të sportit të reagojnë pasi kjo situatë duhet të zgjidhet në të mirë të sportit elitarë dhe amator! Heshtja e gjatë dhe e pakuptimtë është robëri! Problemet vijnë për t’u zgjidhur e jo për t’i lënë në heshtje dhe në gremisje!

Reagoni të dashur drejtues federatash se e kemi për detyrë! Unë jam optimist se shumica dërrmuese do të dijë të zgjedhë më të mirët në organet e reja drejtuese të KOKSH-it dhe së bashku do t’ia dalim të kemi oponencë dhe partneritet me çdo qeveri në të mirën e sportit tonë! Ditë e javë të mbarë dhe Zoti i bekoftë sportistët tanë që ushqejnë me djersën dhe gjakun e tyre valëvitjen e flamurit tonë kombëtar!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"