Opinion nga Martin Biba/ Ka ardhur koha të ulërijmë, ndërsa po na vjedhin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 18:40

Opinion nga Martin Biba/ Ka ardhur koha të ulërijmë, ndërsa po na vjedhin…

Nga MARTIN BIBA

MARTIN BIBA

Ka diskutime në këtë kohë pandemie se ku mund të ishin nivelet e përfaqësimit olimpik në vendin tonë. Po, është e vërtetë që situata është në kaos total, KOKSH bën sikur s’dëgjon…, federatat sikur s’kuptojnë…, qeveria sikur s’e ka mendjen se ka punë të mëdha…, sporti në tërësi ka humbur rrugën dhe nuk po gjen drejtim…

Si do bëjmë në këtë situatë? Të rrimë dhe të heshtim se kështu mbase më mirë… e dinë ata që kanë përfaqësi më mirë se ne… Ai flet me Presidentin…, ky flet me Kr.ministrin se ministren e kemi në tavë…, ti rri e hesht…, unë vazhdoj linjën me ndërkombëtarët, anëtarët janë dele e s’flasin dhe jemi në rregull.

Lojërat Olimpike u shtynë, të tjerat i rregullojmë… Japim ca bursa dhe ndihmojmë sa të mundim tek Universiteti i Sporteve etj., etj. Allishverish quhet situata për sportet olimpike. Situatë e padëshiruar. Kush mund t’ia hyjë kësaj gare për të përmbushur detyrimet statutore të asamblesë së fundit:

1- Krijimi i komisionit për menaxhimin e situatës i cili përbëhet nga 1 anëtar i IOC, 2 nga asambleja, 1 nga KOKSH dhe 1 nga MASR. Dhe ky komision bën ndryshimet statutore të cilat i kam kërkuar pikërisht unë dhe shumë anëtarë.

2- Asambleja statutore e KOKSH dhe pastaj asambleja zgjedhore e gjithëpranuar.

3- Konstituimi i organeve të reja të KOKSH.

4- Drejtimi dinjitoz i KOKSH dhe përmirësimi i klimës olimpike shqiptare. Kush e ka të vështirë, të mos reagojë, por të tjerët duhet të ulërasin: Pse nuk ndodh asgjë në këtë vit paraolimpik për Shqipërinë? Heshtin si varreza me idenë se ishalla po harrojnë e të vazhdojnë të vjedhin siç kanë akuzuar njëri-tjetrin president – sekretar i përgjithshëm të KOKSH e anëtarë të komitetit të përzierë me komisione e administratë të KOKSH!

Sigurisht që rezultatet i japim ne si federata kombëtare, por ju jeni drejtuesit e zgjedhur nga ne, o KOKSH, dhe duhet të jepni llogari për çdo qindarkë të shpenzuar dhe deri tani keni dështuar. Zbatoni rezolutën ose do të përballeni me hapa të tjerë ligjorë e nuk do të dini se kush e si t’ju ndihmojë më! Ka ardhur koha që federatat olimpike të marrin në dorë situatën, unë do të bëj timen; kush do sportin olimpik, të reagojë!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"